Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu reagoi për protestën e opozitës ku u hodhën koktej molotovë drejt godinës së qeverisë, duke theksuar se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk ndërtohet përmes dhunës dhe spektaklit politik. Në një mesazh në rrjete sociale, ministri Gogu kritikoi opozitën për retorikën mbi “kilometrin e fundit”, duke e akuzuar se po largohet nga fryma e protestës qytetare dhe paqësore. “Opozita bërtet për “kilometrin e fundit”. Dhe pastaj e shndërron protestën në skenë dhune: molotovë, fishekzjarre, tym si të ishte kjo “rruga” përpara. Tërhiqen zvarrë nga ustallarët e dhunës, dhe largohen gjithmonë e më shumë nga protesta qytetare dhe paqësore.” u shpreh ai. Sipas ministrit, integrimi europian kërkon përkushtim të përditshëm nga qytetarët dhe institucionet, jo përplasje....