Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Protesta e opozitës/ Gazetari ironizon keq Partinë Demokratike: Donin të hiqnin Ramën, por hoqën vetëm Salianjin
Situata në Partinë Demokratike, pasi ish-deputeti Ervin Salianji mori një iniciativë për disa foltore, duket se mbetet e tensionuar. Menjëherë pas lëvizjeve të Salianjit, kryedemokrati Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, deklaruan se ish-deputeti është përjashtuar nga PD. Lidershipi i PD-së e akuzoi Salianjin, se takimin në Elbasan, ia organizoi Suel Çela. Ndërsa ish-ligjvënësi mohoi akuzat dhe mbrëmjen e djeshme u shfaq në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë. Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën në Partinë Demokratike dhe protestën e djeshme, e cila sipas demokratëve do të rrëzonte qeverinë e Ramës. Dervishi shkruan në Facebook, se në PD u nisën që të hiqnin Ramën, por në fund hoqën nga grupi i WhattsApp, Ervin Salianjin. “U nisën të heqin Ramën, por si...