Protesta e opozitës, Boçi: Mund të përhapet në të gjithë kryeqytetin, nuk do ndalet nesër

Protesta e opozitës, Boçi: Mund të përhapet në të gjithë kryeqytetin, nuk do ndalet nesër

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, foli për protestën kombëtare të 24 janarit, e cila do të nisë në orën 17:00 para Kryeministrisë. Boçi e cilësoi protestën si pjesë të një procesi që ka nisur më 22 janar me foltoret e PD-së dhe që do të vijojë me frekuenca të ndryshme deri në protesta të vazhdueshme. Ai theksoi se pjesëmarrja dhe ritmi i protestës do të përcaktohen nga “revolta dhe zemërimi i qytetarëve”, duke shtuar se kryeqyteti mban peshën kryesore, por qytetet e tjera do të jenë gjithashtu të përfshira. “Ka pritshmëri të mëdha nga qytetarët dhe politika për atë që ndërton protesta dhe rezultatet e saj. Kërkesa është e qartë: kjo qeverisje nuk ka më autoritet politik apo moral për të drejtuar vendin,” tha Boçi...