Protesta e opozitës/ Berisha: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt, të gjithë do jemi në Tiranë

Protesta e opozitës/ Berisha: Europa dhe çdo shqiptar pret mesazhin tonë më 10 shkurt, të gjithë do jemi në Tiranë

Lideri i opozitës Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe simpatizantë në Kamzë, ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët në datën 10 shkurt të mblidhen në Tiranë, kundër narkoqeverisë së Edi Ramës. Sali Berisha: Sigurisht, secili prej jush ka patur vërejtjet e veta. Secili prej jush kritikat e veta dhe pakënaqësitë e veta. Por, në arsyetimin tuaj të plotë, ju keni gjykuar se vetëm me Partinë Demokratike mund të realizojmë idealet dhe qëllimet tona. Kjo është e vërteta. Nuk është se nuk u krijuan forca të tjera politike. U krijuan. Por shqiptarët prapë Partisë Demokratike i besuan. Dhe kjo e bën misionin tonë shumë herë më të rëndësishëm. Kjo bën që ne të bëjmë gjithçka që kilometrin e fundit të rrugës tonë ta përshkruajmë...