Protesta e opozitës bëhet lajm në median kombëtare gjermane: Policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Protesta e opozitës bëhet lajm në median kombëtare gjermane: Policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Protesta e zhvilluar në Tiranë kundër qeverisë ka marrë vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare. Deutschlandfunk, një nga katër kanalet kombëtare të radios publike gjermane Deutschlandradio, i ka kushtuar hapësirë zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri. Në raportimin e saj, media gjermane thekson se në kryeqytetin shqiptar kanë ndodhur përplasje mes protestuesve dhe policisë gjatë një demonstrate të opozitës përpara selisë së qeverisë. Sipas lajmit, pas fjalimit të liderit të opozitës së djathtë, Sali Berisha, disa demonstrues hodhën mjete shpërthyese artizanale dhe gurë në drejtim të forcave të rendit. Më pas, gjatë marshimit drejt Parlamentit, pati përpjekje për të çarë kordonin policor, ndërsa policia reagoi me topa uji dhe gaz lotsjellës. Deutschlandfunk raporton se Berisha u bëri thirrje mbështetësve të tij të bashkohen për të rrëzuar...