Protesta e Lapajt para kryeministrisë/ Policia publikon masat: Ja ku do të bllokohet qarkullimi i automjeteve

Protesta e Lapajt para kryeministrisë/ Policia publikon masat: Ja ku do të bllokohet qarkullimi i automjeteve

Adriatik Lapaj, i cili prej disa javësh qëndron para kryeministrisë në shenjë protestë ndaj abuzimeve qeveritare, sot në orën 12:00 ka njoftuar një tubim. Ndërkohë Policia e Tiranës ka publikuar një sërë masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Kështu nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”. Policia thotë se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Po ashtu Policia e Tiranës apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e...