Protesta e dhunshme e opozitës, Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar pas protestës së dhunshme të opozitës, e zhvilluar ditën e sotme në Tiranë. Mbështetës të opozitës u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë, ku qëndruan për rreth një orë, për t’u zhvendosur më pas përpara Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku u hodhën molotovë dhe u përdor gaz lotsjellës, besimtarët myslimanë u detyruan të ndërpresin për disa minuta faljen e tyre. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë publikoi një foto nga Xhamia e Namazgjasë, që ndodhet pranë Kuvendit, e mbuluar nga gazi lotsjellës. “Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Me këtë reagim, Kryeministri i referohet liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e cilësuar...
Burimi:
vizionplus.tv