Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 10 shkurt. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se dita e protestës është “dita e qytetarëve”. “Ndaj dhe ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria, ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës në kryengritjen paqësore, t’i faktojmë kombit, Europës dhe botës se ne nuk mposhtemi kurrë nga një grusht hajdutësh që nuk kanë interesa të tjera përveç interesave të pasurimit të tyre”, u shpreh ai. Ndalur te vizita që kryeministri Edi Rama pritet  të zhvillojë sot në Bruksel, Berisha e akuzoi kreun e qeverise se do të  “shkelmojë interesat e çdo shqiptari”. Ai theksoi se integrimi evropian është rruga e vetme për liri, ndërsa akuzoi qeverinë për regres. “Ne besojmë se kjo është...