Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës

Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se protesta e të shtunës është prova e madhe për opozitën dhe luftën e saj për rrëzimin e Edi Ramës, të cilin e etiketoi si “kryehajduti” i kombit. “Është dita e guximit, e revoltës, e zemërimit, e ngadhënjimit qytetar mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë, që ka pllakosur këtë vend nga ditët e zeza të diktaturës hoxhiste gjer sot. Nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi. I bën gjyqin kryeministrit të lidhur kokë e këmbë me vrasës, banditë, trafikantë. I bën gjyqin antishqiptarit më të zi të kohërave që ka përzënë nga ky vend në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane, pa llogaritur hapësira...