Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Në protestën e Partisë Demokratike flamujt e SHBA-së janë zëvendësuar me ato të BE-së dhe Gjermanisë. Një simbolikë kjo që po përdoret nga demokratët pas akuzave ndaj PS-së se ka bllokuar integrimin me vendimin për të mos ia dorëzuar Belinda Ballukun, SPAK-ut. Ndërkohë, ende nuk ka një afat se kur 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të shprehen për Raportin e Komisionit Europium mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim. Simbolika e flamurit gjerman në protestë lidhet edhe me lajmet që kanë qarkulluar se Gjermania është në krye të vendeve që ka ngritur pikëpyetje për miratimin e raportit.