Protesat e opozitës, debat në Quo Vadis/ Grimci: Protesta nuk ishte e dhunshme! Qiraxhi: I vutë flakën protestuesit tuaj

Protesat e opozitës, debat në Quo Vadis/ Grimci: Protesta nuk ishte e dhunshme! Qiraxhi: I vutë flakën protestuesit tuaj

Protesta e opozitës të martën që lamë pas ka shkaktuar sërish debat në studion e “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj, këtë të enjte në Vizion Plus. Për avokaten dhe kryetaren e PD, Dega 1 në Tiranë, Eda Grimci, protesta ishte paqësore dhe molotovi i hedhur nga qytetarët kishte për qëllim vetëm institucionet. Sipas saj, kjo është një formë revolte. Por për përfaqësuesin e “Qendresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, protesta ishte e dhunshme. Pjesë nga biseda: Qiraxhi: Pse përdorni molotov? Grimci: Molotovi është formë proteste. Qiraxhi: Është e dhunshme? Grimci: Është formë dhune, por nuk është ndonjë krim i madh. Të godasësh institucionet është një formë revolte. Qiraxhi: E bën kjo protestën të dhunshme? Grimci: Është një revoltë qytetare. Qiraxhi: Mund ta quajmë festiv molotovin? Grimci:...