Projekti TID në Durrës/ Rama flet pas takimit me qytetarët: Do të rivlerësojmë banesat! Kush krijon probleme, i shkon pas 80-vjeçarit të rrjedhur

Projekti TID në Durrës/ Rama flet pas takimit me qytetarët: Do të rivlerësojmë banesat! Kush krijon probleme, i shkon pas 80-vjeçarit të rrjedhur

Qytetarët e Durrësit të cilët janë prekur nga projekti “TID” vijuan protestën e tyre edhe këtë të shtunë. Për t’i sqaruar rreth këtij projekti, në bashkinë e qytetit bregdetar shkoi vetë kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi një bashkëbisedim me banorët. Pas përfundimit të takimit, Rama tha se është arritur një dakordësi me banorët dhe se do të bëhet vlerësimi i disa banesave që pretendohet se mbartin vlera kulturore. Gjithashtu tjetër problem që do të rishikohet është dhe statusi i disa shtëpisë që nuk disponojnë hipotekë. Rama tha se projekti do të vijojë dhe se do të rishikohen referencat e reja përsa i përket vlerës së dëmshpërblimit të shtëpive. “Me 34 qytetarë të Durrësit, përfaqësues të familjeve që kanë këtë problematikë, kemi folur rreth 2 orë....