Projekti “Smart City Albania”, 5 mijë kamera inteligjente në rrugë, sheshe e shkolla. Rama: Rritet siguria publike

Projekti “Smart City Albania”, 5 mijë kamera inteligjente në rrugë, sheshe e shkolla. Rama: Rritet siguria publike

Një sistem i mirëfilltë teknologjik përmes kamerave inteligjente pritet që të zbatohet në të gjithë vendin. Ato do të mbikqyrin çdo rrugë, institucion, apo vend publik për të garantuar rendin dhe sigurinë. Projekti “Smart City”, shënoi hapin e parë me firmosjen e kontratës me Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryeministri Edi Rama tha se Smart City do t’i parë mundësi policisë që të monitojë në kohë reale të gjithë territorin me qëllim parandalimin e krimeve. “Ky nuk është një projekt kamerash, nuk është as një projekt mbikqyrjeje me kamera dhe mbikqyrjeje e trupave të policisë përmes leximit të kameras kur del nevoja. Ky është një projekt që në sekondën kur vihet në jetë, rrit në mënyrë eksponecinale kapacitetin policor në kohë reale. Ky është një projekt...