Projekti për kullat e reja në Tiranë/ Konkurs arkitekture edhe për kompleksin e inspektoratit shtetëror. Zhvendoset “Shtëpia e fëmijës”

Projekti për kullat e reja në Tiranë/ Konkurs arkitekture edhe për kompleksin e inspektoratit shtetëror. Zhvendoset “Shtëpia e fëmijës”

Shpallen fituesit e Konkursit Ndërkombëtar për ndërtimin e Shtëpisë së re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve. Projektet fituese u përzgjodhën nga një juri ndërkombëtare, e cila i vlerësoi ato bazuar në vlera arkitekturore dhe sociale. Projekti është pjesë e nismës së marrë nga qeveria për të zhvilluar pronën shtetërore në bashkëpunim me privatin, ku ky i fundit do të mbajë edhe barrën e financimit. Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij konkursi në zhvillimin e hapësirave publike dhe promovimin e arkitekturës bashkëkohore në funksion të interesit publik. “Me këtë projekt, ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët dhe njëkohësisht edhe për korpusin e...