Projekti gjigant në fushën e turizmit, Ivanka Trump shfaqet në Zvërnec
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, i shoqëruar kanë vizituar disa zona të qytetit bregdetar, mes tyre Zvërnecin dhe zonën e Portonovës në Vlorë. Siç shikohet edhe nga videoja, ata kanë zgjedhur të shkrepin edhe foto në këto zona. Çifti, Trump-Kushner, mbërritën në Vlorë paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa mësohet se kanë mbajtur takime private me arkitektë të njohur. Vizita e tyre konsiston në vlerësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe mundësive që kjo zonë ofron për projekte të ardhshme.
Burimi:
ntv.al