No Image Available

Proces i përshpejtuar për integrimin pa të drejtë vote, Kos hedh poshtë propozimin Rama-Vuçiç

Marta Kos TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka refuzuar propozimin e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Aleksandër Vuçiç për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate në tregun e përbashkët të BE-së dhe në hapësirën Shengen pa marrëveshjen e të gjitha vendeve anëtare. Kos tha për “Politico”, se nuk është e sigurt nëse Rama dhe Vuçiç janë në dijeni se sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit. Ajo shtoi se procesi i reformave është i vështirë si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Nuk jam e sigurt nëse Vuçiç dhe Rama e dinë sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit apo të tregut të përbashkët dhe se procesi i reformave...