“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

Në podcastin e tij “Flasim” këtë të dielë, 28 dhjetor, kryeministri Edi Rama u ndal te hetimet ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Mirlinda Karçanajt, e cila aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Rama theksoi se duhet pritur me durim nga organet e drejtësisë për të vërtetën e saj dhe skuadrës së AKSHI-t. Sipas tij, gjithë zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik në këtë fushë të veprimtarisë së AKSHI-t! “Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr projektin për transformimin digjital të Shqipërisë për 12 vjet me radhë, gjendet nën një akuzë të hatashme, për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia, jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, derisa të dalë e plotë e vërteta...