Presidenti Begaj uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë: Bashkë, jetë e mot!

Presidenti Begaj uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë: Bashkë, jetë e mot!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Përmes një mesazhi publik, ai theksoi se në këtë përvjetor, Kosova është “më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare”. Begaj shprehu përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë, si dhe falënderim të veçantë për miqtë dhe partnerët strategjikë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe bashkësinë perëndimore, për mbështetjen ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Në përfundim të mesazhit të tij, Presidenti bëri thirrje për rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimi Evropian, duke theksuar: “Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë! BASHKË, JETË E MOT!”. Mesazhi i plotë Gëzuar Kosovë! Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me...