Presidenti Begaj takim me ushtarakët, kreu i shtetit vlerëson efektivët që shërbejnë në misione paqeruajtëse

Presidenti Begaj takim me ushtarakët, kreu i shtetit vlerëson efektivët që shërbejnë në misione paqeruajtëse

Dita e parë e vitit 2026 e gjeti Presidentin në një bashkëbisedim me Forcat e Armatosura. Kreu i shtetit takoi efektivët që shërbejnë jashtë vendit, ndërsa vlerësoi kontributin dhe punën e tyre për ruajtjen e sigurisë në botë. “Atmosfera festive dhe e gëzuar kërkon të jemi së bashku. Juve ju ka gjetur larg familjeve tuaja, por me një mision të rëndësishëm: të jeni në krye të detyrës dhe në shërbim të atdheut, në shërbim të paqes, të sigurisë dhe lirisë në mbarë globin. Ju mbani lart flamurin e Shqipërisë dhe ne ndihemi krenarë për shërbimin tuaj! Angazhimi juaj, nga Kosova, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Letoni, Detin Egje, Irak, Sinai, Sudanin e Jugut dhe në strukturat për mbështetjen e Ukrainës, janë dëshmi e qartë e angazhimit...