“Prej 3 javësh kërkoj informacion…”/ PD denoncon projektin “Durana”, Bozdo: Shkel ligjet dhe standardet  e BE-së!

“Prej 3 javësh kërkoj informacion…”/ PD denoncon projektin “Durana”, Bozdo: Shkel ligjet dhe standardet e BE-së!

Deputeti i Partia Demokratike, Enno Bozdo, ka denoncuar nga Kryesia e Kuvendit projektin e njohur si “Durana”, duke e cilësuar atë si një nismë të paqartë, jo transparente dhe në kundërshtim me standardet e Bashkimit Evropian. Bozdo bëri të ditur se që prej 13 janarit i është drejtuar me kërkesë zyrtare Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit për informacion mbi kompanitë e regjistruara virtualisht në Parkun Teknologjik të Duranës në Xhafzotaj, përfshirë pronarët dhe përfitimet fiskale. Sipas tij, edhe pse ligji detyron kthimin e përgjigjes brenda 15 ditësh, pas afro tre muajsh nuk është dhënë asnjë informacion. Ai akuzoi institucionet për shkelje të ligjit për Statusin e Deputetit dhe mungesë transparence, ndërsa paralajmëroi se maxhoranca po tenton të kalojë me shpejtësi një projektligj të ri që...