Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”
Roli i përfaqësuesit të qeverisë në qarqe pritet të pësojë ndryshime rrënjësore. Ministria e Punëve të Brendshme ka prezantuar projektligjin e ri “Për prefektin e qarkut”, i cili synon t’i japë kompetenca më të forta këtij institucioni, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e territorit dhe sigurinë. Risitë u diskutuan në një tryezë konsultative të drejtuar nga Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ku ishin të pranishëm Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dhe prefektët e 12 qarqeve të vendit. “Prefekti Detar” Një nga propozimet që bie në sy tek drafti është krijimi i funksionit të “Prefektit Detar”. Ky pozicion i ri do të ketë përgjegjësi specifike për mbrojtjen, monitorimin dhe menaxhimin e vijës bregdetare, duke adresuar një nga sfidat më të mëdha të menaxhimit...