Prapaskenat, bandat kriminale plan për të eliminuar fizikisht Altin Dumanin, si i shpëtoi ish-kreu i SPAK…
Ditën që Altin Dumani ka dorëzuar zyrtarisht detyrën dhe në krye të SPAK ka ardhur drejtuesi i ri Klodian Braho, prapaskena të errëta kriminale kanë qenë duke u zhvilluar paralelisht, larg syrit publik, por shumë pranë rrezikut maksimal për jetën e ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme. Sipas burimeve, më 19 dhjetor, dy banda kriminale, njëra nga Durrësi dhe tjetra nga Tirana, kishin ndërtuar dhe vënë në zbatim një plan konkret për eliminimin fizik të Altin Dumanit. Burimet bëjnë me dije se bandat kriminale, të ndërgjegjshme për profilin e lartë të objektivit dhe rëndësinë e momentit, kishin ndjekur një skenar të paramenduar, ku nuk do të përfshiheshin drejtpërdrejt persona nga zonat ku ato operojnë. Për këtë arsye, ata kishin rekrutuar dy vrasës nga një qytet verior....
Burimi:
sot.com.al