Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

Në seancën e sotme plenare, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mbajti një fjalim ku ftoi të gjithë deputetët e pranishëm që të votojnë për miratimin e rezolutës “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor të Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Balla gjatë fjalës së tij shprehu keqardhje për mungesën e opozitës në Parlament. “Keqardhje për mungesën në këtë seancë të deputetëve të tre grupeve parlamentare të opozitës, që nuk ditën që në një moment solemn, të një qëndrimi urgjent të Shqipërisë krah SHBA-ve, BE, dhe plot vendeve të tjera, të vinin në seancën e Kuvendit të Shqipërisë nuk dolën dot mbi interesin e vogël të javës të njoftuar për një tjetër protestë pa krye, të vinin në...