Porti i Durrësit, mina me sahat që i ka ngelur në duar Edi Ramës, si u shpërfillën gjeneralët më 2021

Porti i Durrësit, mina me sahat që i ka ngelur në duar Edi Ramës, si u shpërfillën gjeneralët më 2021

I kapur gafil, në një situatë me disa të panjohura në Durrës, Edi Rama ka pranuar se po pret një përgjigje nga NATO për portin e ri në Porto Romano. Situata po komplikohet. Në njërën anë qëndron projekti i Durrës Marina, i lidhur me interesat e biznesmenit arab Mohammed Alabbar, i cili kërkon zhvendosjen e portit ekzistues nga qyteti për t’i hapur vend një kompleksi gjigant turistik dhe rezidencial. Në anën tjetër qëndron realiteti strategjik i rajonit dhe rezerva e strukturave ushtarake të NATO-s, të cilat nuk kanë asnjë interes të krijojnë një “grykë shisheje” logjistike në Korridorin VIII duke dobësuar funksionin e portit aktual të Durrësit. Pikërisht mes këtyre dy presioneve, Rama u detyrua të pranojë publikisht se qeveria shqiptare nuk është më në...