Politika, mesazhe urimi për 8 Marsin, Begaj, Rama dhe Berisha vlerësojnë rolin e grave e vajzave
Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, krerët e politikës shqiptare kanë përcjellë mesazhe urimi, duke theksuar rolin e tyre në familje dhe në shoqëri. Presidenti Bajram Begaj ka uruar përmes rrjeteve sociale të gjitha gratë shqiptare, duke vlerësuar forcën, sakrificat dhe dashurinë e tyre. Kreu i shtetit shprehu respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që, sipas tij, e bëjnë Shqipërinë më të mirë çdo ditë dhe mbajnë gjallë shpirtin e familjes e të kombit. Edhe kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale për këtë ditë, duke falënderuar gratë dhe nënat për gjithçka që bëjnë. Në mesazhin e tij, Rama uroi që pjesëmarrja e grave në jetën shoqërore dhe publike të rritet dhe angazhimi i tyre të forcohet edhe më...
Burimi:
vizionplus.tv