Politika e jashtme e Ramës, si “buka dhe gjella” e shqiptarëve

Politika e jashtme e Ramës, si “buka dhe gjella” e shqiptarëve

Dikur, në kohët më të errëta të izolimit komunist, Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve  se në kushtet e rrethimit “imperialisto-revizionist” patatja për shqiptarin duhej të ishte “edhe bukë edhe gjellë”. Në vitin 2026, shqiptarëve po u imponohet si “bukë dhe gjellë” jo patatja po politika e jashtme. Ndërsa pabarazia ekonomike po e kthen Shqipërinë në një tokë ku mbijetesa është art me vete, Edi Rama na ofron si “ushqim” karrigen e tij vanitoze në “Bordin e Paqes” për Gazën. Me sa duket për kryeministrin, ekzaltimi i tij si një “lider më përmasa globale”, duhet të mbushë barkun e pensionistëve që numërojnë qindarkat dhe të rinjve që kanë sytë nga rruga e mërgimit. Në një Shqipëri që po zbrazet çdo ditë e më shumë – me...