Policia e Shtetit hap garën për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

Policia e Shtetit hap garën për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

Policia e Shtetit ka njoftuar thirrjet për konkurse për pozicionet e “Drejtorit Vendor të Policisë” dhe “Shefit të Komisariatit” në disa drejtorive dhe komisariate të vendit, me qëllim promovimin e personelit me aftësi të larta, integritet dhe rezultate profesionale. NJOFTIMI: Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional, si dhe promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, në zbatim të urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, shpallen thirrjet për konkurrim për pozicionin “Drejtor Vendor i Policisë në Policinë e Shtetit” dhe për pozicionin “Shef Komisariati”, për plotësimin e funksioneve organike, si më poshtë vijon: Drejtor, në Drejtorinë Vendore të...