Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar’/ Balliu: Kërkoj interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm

Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar’/ Balliu: Kërkoj interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm

‘Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar’/ Balliu: Kërkoj interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka depozituar në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm, lidhur me atë që ai i cilëson si shqetësime serioze për nivelin e inkriminimit dhe cenueshmërisë së Policia e Shtetit ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar. Në deklaratën e tij, Balliu thekson se raportet e partnerëve ndërkombëtarë dhe institucioneve prestigjioze kanë ngritur vazhdimisht alarmin për ekspozimin e strukturave të zbatimit të ligjit në Shqipëri ndaj korrupsionit dhe infiltrimit kriminal. Sipas tij, depërtimi i elementëve kriminalë në strukturat që kanë për detyrë luftën kundër krimit përbën një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe për besueshmërinë e shtetit shqiptar...