Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Po persekutohem politikisht”/ Meta kallëzim në SPAK për Burgjet: Më ndalohen takimet…
Ish-Presidenti i Republikës dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, me cilësinë e funksionarit publik. Sipas kallëzimit, Meta kërkon fillimin e procedimit penal për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe për çdo vepër tjetër penale që mund të rezultojë gjatë hetimit. Baza ligjore e kallëzimit mbështetet në nenet 248–250 dhe 253 të Kodit Penal. Ilir Meta ndodhet në paraburgim në IEVP “Jordan Misja” në Tiranë që prej datës 23 tetor 2024, në zbatim të masës së sigurimit personal “arrest me burg”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme dhe të lënë në fuqi...