“Po je burrë, rri në zyrë me datë 24 se po të vjen populli”/ Përplasje në Kuvend, Balla-Berishës: Nuk tërhiqemi pa nxjerrë përgjegjësinë tënde për 21 Janarin

“Po je burrë, rri në zyrë me datë 24 se po të vjen populli”/ Përplasje në Kuvend, Balla-Berishës: Nuk tërhiqemi pa nxjerrë përgjegjësinë tënde për 21 Janarin

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ndal te protesta e së shtunës gjatë fjalimit të tij në Kuvend, duke u shprehur se Rama po bën çmos që të shpëtojë nga kjo protestë. “Po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute, më datë 24, shko e thojini: ‘Po je burrë, qëndro në zyrë’. Rri aty në zyrë dhe prite popullin se po të vjen. Shkoni e ju me të”, tha Berisha. Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu përgjigj kështu Berishës: “Sa i përket atyre kërcënimeve të tua, që ti do bësh hatanë me datë 24, unë do të ta kisha dhënë një përgjigje, por kam shumë respekt për kodin e etikës së Kuvendit. Një gjë nuk të kemi marrë...