Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura
Një video e publikuar sot nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në Instagram ka ngritur pikëpyetje të shumta. Në pamjet e shpërndara, ministri lë të kuptohet se Ushtria Shqiptare ka marrë një dhuratë të rëndësishme strategjike, e cila pritet të ndryshojë ndjeshëm kapacitetet e saj. Videoja sugjeron një investim serioz në mbrojtje, por pa dhënë detaje konkrete mbi natyrën e dhuratës. Kjo ka mjaftuar që postimi të marrë mijëra shikime dhe komente në pak orë. Burime jozyrtare flasin për një përforcim të nivelit të lartë, që e afron më shumë Shqipërinë me standardet ushtarake të aleatëve perëndimorë.
Burimi:
javanews.al