Pezullimi i vizave! Spiropali: Fabulat në Tiranë thonë që SHBA na ka futur në listë të zezë… e paimagjinueshme!
elisa spiropali TIRANË- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka sqaruar vendimin e SHBA-ve në lidhje me pezullimin e vizave migratore për 75 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë. Teksa është duke udhëtuar me tren drejt Kievit, Spiropali shprehet se deklaratat që bëhen se Shqipëria është futur në listën e zezë të SHBA-ve janë të paimagjinueshme, dhe shumë larg realitetit. Sipas saj, vendimi për të pezulluar vizat migratore, është pjesë e politikave që SHBA ka kundër emigracionit të paligjshëm, dhe nuk prek vizat studentore, turistike, apo marrëdhëniet e biznesit. Pjesë nga fjala e Spiropalit Mirëmëngjes nga një udhëtim i gjatë drejt Kievit me tren… kam ndjekur me vëmendje mbrëmjen e djeshme rebeshin e spekulimeve politike me çështjen e vizave drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që Shqipëria...
Burimi:
zeri.ai