Pezullimi i Ballukut/ Zbulohet neni që Rama është i gatshëm ta ndryshojë
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të hënë ndryshime ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Rama ka bërë të ditur se do të kërkohen ndërhyrje ligjore, por nuk ka përmendur ende një nen konkret të Kodit të Procedurës Penale por mendohet se ndryshimet që mund të kërkohen mund të përfshijnë nenin 242, i cili aktualisht rregullon pezullimin e ushtrimit të detyrave për personat e zgjedhur nga qytetarët. Në këtë kontekst, supozohet se ndryshimet mund të bëjnë të mundur që përveç deputetëve dhe kryebashkiakëve, masa e pezullimit të shtrihet edhe tek anëtarët e qeverisë, Presidenti dhe funksionarë të tjerë të nivelit të lartë, duke zgjeruar kështu...
Burimi:
ntv.al