Pezullimi i Ballukut, SPAK: Ekzekutivi mos ndërhyjë në punën tonë! Nuk ka konflikt kompetencash
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon t’i qëndrojë mendimit se pezullimi i Belinda Ballukut nga posti i ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës nuk cënon punën e institucionit që drejton dhe kjo masë është me natyrë të përkohshme. Sipas prokurorit, ekzekutivi mos ndërhyjë në punët e drejtësisë, duke shtuar se kërkesa e Kryeministrisë për konflikt kompetencash nuk qëndron. “Kërkesa e kryeministrit nuk paraqet konflikt kompetencash. Nuk mund të ndikohet nga ekzekutivi vendimet e GJKKO. Masa ndaluese prek individin dhe nuk prek institucionin. Ka natyrë të përkohshme dhe nuk shkakton pasoja të riparueshme”, tha prokurori i SPAK. Sipas SPAK, pala kërkuese nuk legjitimohet si subjekt procedural për të aktivizuar kontrollin e Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk është subjekt i drejtpërdrejtë dhe nuk ka provuar...
Burimi:
vizionplus.tv