Petro Koçi: Berisha dhe Lapaj kanë sjellje gangsterësh
Opozita vijon me protesta duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, por për ish-deputetin socialist Petro Koçi, tubimet e tyre nuk kanë domethënie politike. I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitaj në RTSH, Koçi u shpreh se kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, po sillen “si gangsterë”. “Protestat opozitare nuk janë domethënëse ndaj të cilave të ketë reagime që pastaj të shënojnë zhvillime të cilat mund të ndryshojnë status quon. Zoti Berisha dhe Lapaj si një kopje e tij, nuk mund të tronditin momentin politik në të cilin ndodhet Shqipëria. Të dy këto personazhe janë me profil gangsterësh”, tha ai. Sipas ish-deputetit, opozita po përhap thashetheme për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, por pa...
Burimi:
javanews.al