Përvjetori i 15-të i 21 Janarit: Rama, gjuhëfarmak ndaj drejtësisë

Përvjetori i 15-të i 21 Janarit: Rama, gjuhëfarmak ndaj drejtësisë

Në përvjetorin e 15-të të 21 Janarit, gjuha e kryeminsitrit Rama ka qenë tejet acide karshi drejtësisë së re, që sipas tij e mban të vjetër pikërisht kjo ngjarje e rëndë nga përgjakja e bulevardit para kryeministrisë me katër të vrarë. Në një fjalim të mbajtur me këtë rast, të mirëgatitur prej tij për mesazhe të forta ndaj atyre segmenteve të drejtësisë, posaccërisht SPAK-ut, të cilët e kanë goditur keqazi qeverisjen e tij deri në nivelet e larta, Rama ofroi dhe versionin e tij të asaj dite, duke larguar përgjegjësinë politike edhe për reagimet e dhunshme të turmave të thirrura në protestë. Pesëmbëdhjetë jet më parë këtu në këtë godinë ishte barrikaduar një hordhi e armatosur, përzierje e trupës së rregullt të Gardës së Republikës...