Përplasjet në Kuvend, Petro Koçi: Opozita po e ndihmon qeverinë me këto shfaqje

Përplasjet në Kuvend, Petro Koçi: Opozita po e ndihmon qeverinë me këto shfaqje

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka komentuar përplasjet e fundit në Kuvend, duke deklaruar se veprimet e opozitës nuk e dëmtojnë qeverinë, por përkundrazi, e ndihmojnë atë. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Koçi theksoi se në këtë fazë kryefjalën e ka drejtësia dhe jo përplasja politike. Sipas tij, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, SPAK ka vepruar në mënyrë të drejtë duke kërkuar nga Kuvendi leje për një masë sigurie ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. “Ne jemi në një situatë ku kryefjalën në dorë e ka drejtësia, pra SPAK. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, SPAK me të drejtë ka kërkuar lejen e Kuvendit për një masë sigurie arrest”, u shpreh Koçi. Ai kritikoi ashpër sjelljen e opozitës në seancën plenare, duke...