Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun
Sekretariati i Etikës i Kuvendit mblidhet sot në 9 mars për të shqyrtuar dy kërkesa të ndryshme për përjashtimin e deputetëve Taulant Balla, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas një seance që u shndërrua në përplasje të ashpra verbale dhe fizike. Sipas orarit të Sekretariatit, në orën 14:00 do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Socialiste për ndëshkimin e Gazment Bardhit, ndërsa në orën 15:00 është radha e kërkesës së Partisë Demokratike për Taulant Ballën. Kërkesa e PD-së lidhet me një koment të Ballës ndaj deputetes Albana Vokshi, ku ai përdori shprehje që opozita i konsideron të papranueshme, ofenduese dhe seksiste. Në dokumentin e PD thuhet se kreu i grupit parlamentar të PS “ka përdorur një gjuhë fyese dhe diskriminuese, duke cenuar rëndë dinjitetin e deputetes...
Burimi:
javanews.al