Përplasje e fortë në studio / Grimci: Çuat protestuesit më 21 janar të vriten. Muharremi: T’ju vijë turp, i keni duart me gjak
Debat, akuza dhe kundërakuza ka prodhuar këtë të enjte studioja e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Shkak u bë diskutimi mbi protestën e opozitës të shtunën dhe përplasjen me policinë, çka solli reagime të forta dhe përballje mes të ftuarve. Kryetarja e PD-së, Dega 1 në Tiranë, Eda Grimci, akuzoi socialistët si parti të dhunës, duke thënë se ishin ata që i çuan protestuesit më 21 janar drejt vrasjes. I menjëhershëm ishte reagimi i këshilltarit të majtë në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi, i cili tha se ata që kanë lyer duart me gjak janë demokratët dhe Sali Berisha. Pjesë nga biseda: Grimci: Kur keni parë ndonjëherë që policia të shkojë në seli? As në ’97-ën nuk ka ndodhur. Muharremi:...
Burimi:
vizionplus.tv