Përplasje dhe molotovë në protestën e opozitës, 20 persona të shoqëruar nga policia
20 persona janë shoqëruar nga policia, pas protestës së opozitës këtë të diel. Për rreth dy orë, përplasjet dhe hedhja e molotovëve karakterizoi protestën e radhës të thirrur nga PD. Fillimisht, me molotovë dhe fishekzjarre u sulmua godina e Kryeminstrisë, e më pas godina të tjera qeveritare. Ndërkaq, gjashtë efektivë të policisë janë dëmtuar në protestën e dhunshme të PD, si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv