Përmbytjet/ Seferi: Dëmshpërblimi të jetë i drejtë dhe i bazuar në dëmin real. Duhen investime afatgjata

Përmbytjet/ Seferi: Dëmshpërblimi të jetë i drejtë dhe i bazuar në dëmin real. Duhen investime afatgjata

Përmbytjet e muajit janar kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në mbarë vendin, duke nxjerrë jashtë funksionit toka bujqësore dhe duke shkaktuar shkatërrime në ferma e banesa. I ftuar në studion e emisionit “Kush Paguan” në Syri TV, me moderatore Klaudia Karabolli, gazetari Leonard Seferi theksoi se situata duhet parë në dy procese të ndara, por të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën: kompensimi i të dëmtuarve dhe masat parandaluese për të ardhmen. Sipas tij, procesi i dëmshpërblimit duhet të jetë i shpejtë, i drejtë dhe i bazuar mbi dëmin real të shkaktuar. Seferi kujtoi se ende ka familje të prekura nga tërmeti i vitit 2019 që nuk e kanë përmbyllur plotësisht procesin e dëmshpërblimit, çka shton shqetësimin për mënyrën se si do të trajtohen rastet aktuale....