Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar
Eksportet shqiptare të zarzavateve kanë nisur vitin 2026 me një rënie të fortë, duke reflektuar ndikimin e përmbytjeve që prekën zonat kryesore bujqësore dhe serat e specializuara për tregjet e jashtme në fillim të vitit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për muajin janar, vendi eksportoi 5,367 ton zarzavate, nga 9,936 ton në janar 2025, me një tkurrje prej rreth 46% në baza vjetore. Rënia është edhe më domethënëse nëse merret parasysh se janari i vitit të kaluar shënoi kulmin e dekadës për këtë muaj. Viti 2025 u karakterizua nga zgjerimi i prodhimit në sera dhe kërkesa e lartë nga tregjet europiane, duke e çuar eksportin në nivele rekord. Vjet pati një interes të lartë nga Europa për prodhime të stinës si lakra dhe karota,...
Burimi:
syri.net