Përmbytjet në vend, Berisha thirrje qeverisë: Të shpallet urgjent gjendja e fatkeqësisë natyrore
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kërkuar që qeveria të shpallë me urgjencë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë mijëra familjeve që po përjetojnë pasojat e motit të keq. Berisha tha se vetëm në Durrës llogariten që të jenë prekur nga përmbytjet 4 mijë banesa e objekte, ndërkohë që akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po tallet me këtë gjendje, duke qëndruar indiferent. “Mijëra e mijëra familje shqiptare kanë pësuar pasoja shumë të rënda nga përmbytjet. Vetëm në rrethin e Durrësit përllogariten rreth 4 mijë banesa, biznese dhe objekte të tjera. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Por nuk është vetëm rrethi i Durrësit me përmbytje, nga Gjirokastra gjer në Shkodër janë pra mijëra e mijëra familje të...
Burimi:
zeri.ai