‘Përmbytjet në Sukth’, banorët: Qeveria na ka braktisur, kërkojmë ndërhyrje urgjente. Do vazhdojmë me protestat!
Banorët e fshatit Sukth kanë dalë këtë të premte në protestë, pas situatës së rënduar të krijuar nga përmbytjet e përsëritura që kanë prekur zonën e tyre. Qytetarët ngrenë shqetësime serioze për mungesën e mbështetjes nga institucionet shtetërore dhe qeveria, duke theksuar se problemi i përmbytjeve është i njohur prej vitesh, por ende nuk është marrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e tij. Sipas banorëve, ata kanë depozituar ankesa dhe kërkesa në disa institucione që prej vitit të kaluar, duke kërkuar ndërhyrje për pastrimin e kanalit kullues, në të cilin derdhen edhe ujërat e zeza. Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Banorët bëjnë përgjegjëse institucionet për mungesë përgjegjësie dhe angazhimi, duke theksuar se kanalet kulluese nuk janë pastruar në kohë, çka...
Burimi:
syri.net