Përjashtimi i 6 deputetëve demokratë, Ulsi Manja: Seancë jo normale, me veprime të dhunshme

Përjashtimi i 6 deputetëve demokratë, Ulsi Manja: Seancë jo normale, me veprime të dhunshme

Ditën e sotme u mblodh Sekretariati i Etikës, i cili shqyrtoi  kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetëve të opozitës, pas incidenteve të rënda të ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit 2025.Në mbledhjen e sotme, sekretariati i Etikës vendosi të marrë masa vetëm për 6 deputetë, ndaj të cilëve ishte kërkuar përjashtim me 30 dhe 60 ditë. Pas tërheqjes për vendim, kryetari i Sekretariatit të Etikës, Ulsi Manja, njoftoi se është vendosur përjashtimi me 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare për sjellje jo etike i deputetëve Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Elda Hoti. Ndërkohë, për 23 deputetë të tjerë, nuk u vendos përjashtim nga seancat plenare, por tërheqje vëmendje për sjellen e tyre në Kuvend. Ulsi Manja: Kjo...