Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por veprimet e tyre. S’mund të punojnë për PS-në
Berisha ka komentuar përjashtimet nga grupi i këshilltarëve demokratë të bashkisë së Durrësit Dritan Burgija dhe Arlind Boshku. Në reagimet e tyre në rrjetet sociale, ata deklaruan se përjashtimet kanë ardhur pas një drekë që ata kanë pasur me Ervin Salianjin. Berisha u shpreh se ata nuk janë përjashtuar për mendimet e tyre, por për shkak të veprimeve dhe se sipas tij i shërbejnë PS. “Së pari, më duhet të them se këtu, para jush, në mënyrë të përsëritur, por edhe para anëtarësisë së partisë në Durrës, këta dy zotërinj janë denoncuar nga Sali Berisha për qëndrimet e tyre antistatutore gjatë fushatës elektorale dhe qëndrimet si këshilltarë të PD-së në këshillin bashkiak të Durrësit. Njëri kryetar, tjetri këshilltar. Pra, ata që pretendojnë se janë ndëshkuar...
Burimi:
top-channel.tv