“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

“Nuk është i lirë për të marrë vendime në interes të vendit. Nuk do jetë kurrë në gjendje të qevetisë pa mbrojtur korrupsionin”, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, vijoi me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur “avokat të ish-ministres Belinda Balluku”. Kundërshtoi raportin e pesë anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve për çështjen e  Ballukut duke e cilësuar  atë si krejtësisht “politik”. “Së pari, kanë deformuar rolin e Kuvendit në një procedurë të tillë, duke thënë nuk është thjesht formal, por duhet të bëjë një vlerësim të plotë të çështjes nga pikëpamja ligjore. Një pretendim i tillë nuk është thënë nga opozita, sot përbën Kushtetutë sepse është thënë në vendimin më të fundit të Gjykatës Kushtetuese, një prezumim themelor që...