“Përgjigje mashtruesit me patentë”, Berisha ‘çmonton’ Ramën: Ja çfarë është bërë kur isha kryeministër (Video)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka çmontuar akuzat imagjinare të kryeministrit Edi Rama, se në kohën kur lideri i opozitës sot, ishte kryeministër deri në vitin 2013, ka bërë shkelje ligjore në ndërtimin e hidrocentralëve në vend, të cilët nxorën Shqipërinë nga errësira energjitike e trashëguar nga qeverisja socialiste deri në vitin 2005. Në një video të publikuar në Facebook, ku shkruan ‘Përgjigje mashtruesit me patentë!’, Berisha ka treguar me fakte se si gjatë kohës si kryeministër, shpalosi një vizion ambicioz për transformimin energjetik dhe ekonomik të Shqipërisë, duke premtuar projekte madhore dhe lehtësira fiskale për investitorët.Këto deklarata të Berishës në atë kohë, variojnë nga ndërtimi i hidrocentraleve të mëdhenj deri te planet për një central bërthamor, dhe nxjerrin në pah strategjinë e tij...
Burimi:
sot.com.al