Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

Izolimi i juglindjes për shkak të shembjes dhe zhvendosjes së rrugëve ka sjellë pikëpyetje mbi sigurinë në zonë. Përgjegjësi i sektorit të menaxhimit të kontratave në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gëzim Noni, ishte këtë të enjte, 26 shkurt, i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ku dhe dha disa përgjigje mbi shqetësimet lidhur me këtë problematikë. Fillimisht, Noni shprehet se në vetvete nuk përbën lajm shkarja, por bllokimi i qarkullimit rrugor. I pyetur përse ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur dikur, duke marrë si shembull kohën e ish-diktatorit të vendit, Enver Hoxhës, përgjegjësi i ARRSH-së shprehet se ndryshimi në këtë rast është fluksi. “Shkarje të tilla i shohim se i kemi dhe në vende më të zhvilluara se Shqipëria. Në të njëjtën situatë...