Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik për Diasporën, Taulant Balla, priti në Kuvendin e Shqipërisë Besmir Rrjollin, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe një zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano. Gjatë takimit u diskutua mbi përgatitjet për Samitin e Diasporës, që do të mbahet më 14–15 prill, si dhe mbi nevojën për forcimin e marrëdhënieve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Në fokus të bisedës ishin çështjet që lidhen me ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe, promovimin e kulturës kombëtare dhe rritjen e përfshirjes së diasporës në zhvillimin e Shqipërisë. Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit institucional për të thelluar dialogun me diasporën dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetet shqiptare jashtë kufijve të vendit.